HomeSociale

Tërmeti/ Dogana heq tarifën e skanimit për mjetet që sjellin ndihma humanitare

Pas tri ditësh nga rënia e tërmetit tragjik që shkaktoi viktima të shumta në Durrës dhe Thumanë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka vendosur të heqë sot tarifën e skanimit për çdo mjet që sjell ndihma humanitare për të prekurit.

Kjo drejtori në bashkëpunim me kompaninë S2 Albania, ka mundësuar nga sot në sistem mospagimin e kësaj tarife për këtë kategori mjetesh, që sjellin ndihma humanitare për një afat 30 ditor.

“Kjo nismë u ndërmor në shenjë solidariteti me gjithë të prekurit nga tërmeti”, thuhet në njoftim.


TË NGJASHME