HomeSport

Tërmeti i 26 nëntorit/ Një minutë heshtje dhe shirit të zi në krah, solidarizohet bota e futbollit

Tërmeti i 26-nëntorit, la një plagë në mendjen dhe në shpirtin e çdokujt. Pasojat e tij do duan kohë dhe durim të zhbëhen, megjithatë jeta vazhdon dhe dalëngadalë të gjithë duhet ti kthehmi normalitetit e të vazhdojmë të shikojmë përpara. Edhe futbolli është solidarizuar me dhimbjen e të gjithë të prekurve nga kjo fatkeqësi dhe veç ndihmave të dhuruara, në ndeshjet e kësaj jave do të mbahet 1 minutë heshtje dhe një shirit i zi në krah, në kujtim të viktimave.

Në orën 13:30 do të zhvillohen takimet Bylis-Partizani dhe Luftëtari-Vllaznia, ndërsa në orën 16:30 do të zhvillohet ndeshja Tirana-Kukësi, sfida të vlefshme për javën e 14-të të superiores, javë që do të kompletohet me takimet e nesërme Laçi-Flamurtari 13:30 dhe Teuta-Skënderbeu 16:30.


TË NGJASHME