HomePolitikë

Tërmeti i fuqishëm në Korçë, ish-deputeti: Të shpallet gjendja e emergjencës

Banorët e Korçës janë përballur sërish sot me frikën e madhe nga tërmeti, kur një goditje e fuqishme me magnitudë 5.2 i zgjoi nga gjumi.

Pas lëkundjes së fortë, që u ndje edhe në qytete të tjera të vendit, reagon ish deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, teksa akuzon qeverinë për propagandë përballë nevojave shumë jetike të banorëve të prekur më herët nga tërmeti, ai kërkon shpalljen e gjendjes së emergjencës në këto zona.

Postimi i Endrit Braimllarit

Korça preket serisht nga termetet e fuqishme dhe instuticionet shteterore ne gjume te thelle. Sot duhet te ishin ne gadishmeri te gjitha instuticionet shteterore dhe duhet te kishin nxjerre mesime nga termet e disa muajve me pare. Qytetaret po perballen me nje qeveri propagande e cila eshte kthyer ne qeveri statistikash dhe jo sherbimi ndaj qytetareve.
Duhet urgjentisht te shpallet gjendja e emergjences ne zonat e prekura nga termetet me qellim qe banoret te mos perballen me te njejten situate si disa muaj me pare.


TË NGJASHME