HomeSociale

Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, presidenti Meta mesazh solidariteti për popullin kroat

Presidenti Ilir Meta, ka dërguar një mesazh solidariteti për popullin kroat që më herët u godit nga një tërmet i fuqishëm. Si pasojë e tërmetit janë shkakrtuar dëme të mëdha materiale dhe deri më tani një 15-vjeçar ka humbur jetën.

“Mendimet tona janë me popullin kroat, në veçanti me të prekurit e të plagosurit nga tërmeti dhe familjarët e tyre, të cilëve ju uroj shërim të shpejtë!

Në këto momente tepër të vështira për Kroacinë mike, që po përballet edhe me pandeminë COVID 19, shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë”, shkruhej në mesazhin e presidentit Meta.


TË NGJASHME