HomePolitikë

Tërmeti iu shkatërroi banesat, Rama u jep fjalën banorëve për …

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një inspektim në Floq të Korçës, aty ku një numër i madh banesash u shkatërruan dhe disa të tjera u dëmtuan nga tërmeti i 1 qershorit, i cili shkaktoi jo pak frikë e panik në popullatë.

Shefi i qeverisë në bashkëbisedim ne banorët theksoi se objektivi i qeverisë që ai drejton është që dimri të mos gjejë asnjë familje në tenda emergjencash, por të akomodohen në shtëpitë e tyre.

“Objektivi është që para dimrit të mos ketë njeri më në tenda. Dimri dhe i ftohti të mos i zërë nëpër tenda. Në fakt kemi krijuar dy fonde: një fond të bashkive të tjera të vendit dhe një fond nga fondi i fushatës së PS-së, por  ka edhe përgjegjësi sociale nga ana e kompanive. Është krijuar një fond kompleks”-theksoi Rama.

Gjatë takimit, kreu i ekzekutivit ka shkëmbyer edhe batuta me banorët e Floqit.

Biseda mes Ramës dhe banores:

Banorja: Zoti kryeministër unë vetëm nga ty pres. Kam ato shtëpitë aty ngjyrë blu, por më thonë se nuk do t’i bëjnë se janë ngjyrë blu.

Rama: Jo moj pse, ngjyra blu është e bukur


TË NGJASHME