HomeLajme

Tërmeti në Kroaci, qeveria thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë

Gjatë orëve të para të mëngjesit, kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi është goditur nga një tërmet i fuqishëm e magnitudë 5.3. Dëme të shumta janë shkaktuar nga tërmeti me epiqendër në veri të qytetit dhe me thellësi 10 km.

Për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, qeveria kroate u ka bërë thirrje të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë distancën sociale.

NJoftimi i plotë:

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të qytetit të Zagrebit të cilët dolën pas tërmetit, mbajeni distancën Ne e dimë se jeni të shqetësuar, por mbani në mend situatën në të cilën gjendemi të gjithë. Ndiqni udhëzimet e shërbimeve të qytetit dhe institucioneve përkatëse, por para së gjithash, edhe një herë, mbajeni distancën tuaj.”


TË NGJASHME