HomeShowbiz

Tërmeti në Shqipëri/ Në ditën e lindjes, Rita Ora ka një lutje për të gjithë

Ditën e sotme këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora feston ditëlindjen. Ajo mbush 29 vjeç dhe në këtë ditë nuk i ka larguar sytë nga Shqipëria.

Që në orët e para të mëngjesit këngëtarja bëri një lutje për vendin e saj të origjinës dhe pak më parë ka shprehur edhe dëshirën e ditëlindjes.

Ajo tregon se është e tmerruar nga situata në Shqipëri dhe u lutet të gjithëve të ndihmojnë.

“Lajm i tmerrshëm dhe ditë shkatërruese për Shqipërinë. 16 kanë vdekur deri tani dhe mbi 600 janë lënduar. Kam familje dhe miq në Shqipëri prandaj për ditëlindjen time, ju bëj thirrje të gjithëve që të dhuroni në këtë thirrje krize. Lutjet e mia janë me ty Shqipëri’ – shkruan Rita Ora.


TË NGJASHME