HomeLajme

Tërmeti në Stamboll, flet Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, ka bërë të ditur se nga tërmeti që goditi sot Stambollin janë plagosur të paktën tetë persona.

Në Aeroportin Ataturk pas kthimit nga takimet në Neë York, ku qëndroi për të marrë pjesë në seancën e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Erdo?an theksoi se pas tërmetit 5,8 ballësh në Stamboll janë regjistruar edhe 28 dridhje të tjera.

Tërmeti gjithashtu është ndjerë në Stamboll dhe qytetet përreth.

Tërmet ka krijuar panik të madh te qytetarët, të cilët dolën menjëherë në rrugë. Por, ajo që po shton edhe më shumë panikun është ky imazh i Urës së Dëshmorëve të 15 korrikut, që u përhap me shpejtësi në mediet sociale. Ata që e postuan foton pretendonin se ura ishte dëmtuar nga tërmeti dhe rrezikonte të binte, por në fakt e vërteta nuk ishte kështu.

Departamenti i Policisë së Stambollit reagoi në një deklaratë, duke shpjeguar se imazhi i përhapur gjerësisht në internet nuk i përkiste pasojave të sotme, ndaj edhe njerëzit duhet të qetësoheshin, raporton Hyrriet.


TË NGJASHME