HomeLajmi i Fundit

Tërmeti/ Shijak, 45 persona transferohen për në Shkodër

Banorët e pastrehë të Shijakut të vendosur në shkollën 9-vjeçare, Muharrem Dollaku janë transferuar për në një hotel.

45 persona lëvizën drejt qytetit verior pasditen e sotme. Ndërkohë mbi 200 persona, mes tyre 50 fëmijë vijojnë të jenë në Kalceton Arena.

Shumë prej atyre që janë akomoduar në këtë ambient thanë se nuk duan të lëvizin pasi janë të punësuar në Shijak dhe kanë frikën e humbjes të punës. Në këtë ambient Bashkia Shijak ka vendosur 5 ngrohëse me gaz./tch