HomePolitikë

Tërmeti shkatërrimtar që goditi Durrësin/ Presidenti Meta thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas tërmetit që la mbi 50 të vdekur në vendin tonë.

Prej ditësh, kreu i Shtetit ishte pyetur nëse do të mblidhte këtë Këshillë për të diskutuar mbi situatën e krijuar pas dëmeve të shumta në Durrës dhe Thumanë.

“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, thotë zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.


TË NGJASHME