HomePolitikë

Tërmeti/ Soreca: 8 vende anëtare të BE kanë dhënë ndihma për Shqipërinë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka doli në një deklaratë të përbashkët për shtyp me ambasadorin ligi Soreca dhe z. Glerum, për të folur për situatën pas tërmeteve.

“Mirënjohje mekanizmit të mbrojtjes civile europiane”, kështu tha Xhaçka.

Ndërkohë ambasadori Luigi Soreca tha: “Tërmetet e më pas përmbytjet, ishte një javë e vështirë për Shqipërinë. Por përgëzoj bujarinë dhe mbështetjen që dha Europa për Shqipërin. 8 vende anëtare të BE kanë dhënë shumë ndihma për Shqipërinë. Tërmetet kanë treguar nevojshmërinë për të patur institucione të Emergjencave. Jam shumë krenar që Bashkimi Europian po e përkrah Shqipërinë”.

Ndërsa Peter Glerum tha : Jemi këtu për t’iu ndihmuar. Asistenca jonë vjen për të lehtësuar gjendjen e qytetarëve pas tërmetit. Jemi në fazën e rindërtimit, sfida është të normalizohemi.


TË NGJASHME