Aktualitet Kronikë Lajme

Terroristit memec ‘i vjen goja’ në sallën e gjyqit, ja çfarë kërkon ai

Shtetasi rus, Rasul Miklaev i është drejtuar trupës gjykuese me një thirrje ku thotë që “ Mos më deportoni në Rusi sepse atje do të më vrasin.” Gjykata po shqyrton kërkesën për ekstradimin e tij në Rusi pasi u arrestua për përfshirje dhe lidhje me organizata terroriste. Përtej xhamit të kafazit të hekurt Mislaev dukej i qetë dhe madje edhe i buzëqeshur teksa i ndihmuar nga përkthyesja iu përgjigjej pyetjeve të trupës gjykuese.

Avokati i 34-vjeçarit kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me dosjen e klientit të tij që në fund të seancës u vendos që të zhvillohet në 10 shtator pasi mungonte përfaqësuesi i Prokurorisë.

Drejtoria e Antiterrorit të policisë së shtetit e ndaloi 34 vjecarin me banim në Çeçeni në 12 korrik në qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm në Karreç të Vorë. Mislaev është pjesë e grupit terrorist ISIS, që nga viti 2013, kur është larguar nga Rusia për në Siri.

Ai i është bashkuar grupit, duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri. Ai  kishte hyrë në Shqipëri si emigrant i paligjshëm nga Greqia para 1 viti por ishte ndaluar në doganën e Kakavijës, për kalim të paligjshëm kufiri. Që prej këtij momenti ai u mbajt në qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm ndërsa kanë vijuar hetimet mbi lidhjet që mund të kishte me ndonjë grup.

Related posts

Asambleja e PS, Rama: Dora mbetet e shtrirë për kundërshtarin, në projektin politik 2021 përjashtohet …

Klaudia gotanews

Deputeti gjerman: Në Shqipëri po bëhet luftë për pushtet. Pse Merkel u shpreh për shtyrjen e negociatave

Mila

Gjykata Europiane e Drejtësisë: Jo ekstradimit të emigrantëve

Mila
Na Kontaktoni!