HomeSociale

Terrorizoi fshatin me armë zjarri, arrestohet i riu në Shkodër

Policia ka vene ne pranga nje 22 vjeçar pas denoncimit per te shtena me arme, ndersa pas kontrollit atij i eshte nje pistolete dhe 16 fisheke luftarak.

67955750_2483762578576765_7464514291270418432_n

Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, pas informacionit të marrë nga qytetarët se në fshatin Grudë janë dëgjuar të shtëna armësh, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e personit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet policisë kanë ushtruar kontroll fizik në një lokal ku dyshohej se ndodhej dhe personi që kishte qëlluar me armë.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit P. Th. 22 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 16 fishekë luftarak.

Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas kishte qëlluar në ajër me armë zjarri në fshin Grudë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.


TË NGJASHME