HomeLajme

Terrorizoi turistët spanjollë, qëndrimi i Apeli për Kokëdhimën

“Arrest me burg” ka qenë masa e sigurisë për Mihal Kokëdhimën e përcaktuar nga Gjykata e Apelit të Vlorës. Gjatë sezonit turistik, ai kanosi dhe terrorizoi  disa turistë spanjollë, të cilët kishin shkuar tek lokali në pronësi të tij në Porto Palermo.

Seanca gjyqësore ndaj Kokëdhimës u  zhvillua me dyer të mbyllura ditën e sotme. Mihal Kokëdhima akuzohet për  veprat penale ‘kanosje’, ‘shkatërrim i prone’ dhe për  ‘dëmtime të tjera me dashje’.

Mihal Kokëdhima para trupës gjykuese nuk ka pranuar akuzuat, ndërsa avokatët e tij Kujtim Cakrani dhe Erion Besimaj kërkuan një masë më të lehtë duke ofruar garanci pasurore deri në 3 mijë euro, por Gjykata nuk ndryshoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për pronarin e lokalit i cili akuzohet se ka dhunuar një grup turistësh spanjollë


TË NGJASHME