Aktualitet Kronikë Lajme

Terrorizon Beratin me kallashnikov, në kërkim 32-vjeçarit

Një 32-vjeçar nga Berati, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A.F. në një lokal të qytetit, ka marrë një kallashnikov dhe është kthyer për ta qëlluar.

Por, pasi nuk e ka gjetur personin me të cilin kishte debatuar, 32-vjeçari Krios Vangjeli, ka zbrazur në ajër 2 karikatorë kallashnikovi, duke terrorizuar gjithë qytetin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 minuta në Bulevardin “Republika” të qytetit dhe menjëherë pas të shtënave me armë, policia ka shkuar në vendngjarje, ku kanë gjetur vetëm gëzhojat e armës “kallashnikov”.

Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje dhe pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë Pedonales, policia arriti të identifikojë autorin e ngjarjes, 32-vjeçarin Krios Vangjeli. Ai është shpallur në kërkim nga policia, e cila po kontrollon zonën përreth dhe banesat në të cilat mendohet se është fshehur për të bërë arrestimin e tij. Burime konfidenciale kanë deklaruar se konflikti mes dy të rinjve ka ardhur gjatë një loje “pokeri” mes tyre.

Informacion paraprak
Gjatë natës rreth orës 01:30 në Bulevardin “Republika” pas një konflikti për motive të dobëta midis shtetasve A.F dhe K.V, banues në Berat, ky i fundit dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendi ngjarjes. Shtetasi K.V është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related posts

Vendimi për Tahirin, reagon Komisioni Evropian

Klaudia gotanews

Magjia e Champions League/ Skuadrat surprizë në gjysmëfinale

igligota

Aksident në Lezhë, automjeti me shpejtësi “skëterrë” përplas 6 makina

Mila
Na Kontaktoni!