HomeShëndeti

Teste të shpejta të gjurmimit të COVID-19/ Ja çfarë paralajmëron Silvana Bino

Silva Bino, Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, foli sot për situatën e COVID-19. Duke qënë se shifrat janë rritur ndjeshëm muajin e fundit, ajo bën me dije se në Shqipëri do të futen testet e shpejta për të dyshuarit, të cilat do të bëhen në terren. Në këtë mënyrë do të identifikohen më shpejt të infektuarit si dhe ata të cilë në mënyrë të papërgjegjshme mund të mos zbatojnë rregullat e vetëizolimit.

Ajo gjithashtu paralajmëroi se në Shqipëri do të futet një analizator i cili do të bëhet pjesë e Institutit të Shëndetit Publik.

“Nuk duhet të harrojmë që pas bllokimit pamë efikasitet të bllokimit, siç pamë rritjen e numrave kur protokollet nuk u zbatuan siç duhet. Ajo çka është e rëndësishme është mbajtja e maskës. Ajo që është më e rëndësishme është që të gjithë ne duhet të kuptojmë normalitetin e ri. Në momentin që do kemi vaksinën, kjo vaksinë mund të mbrojë ata që janë më vunerabël, por përsëri këto masa do të vijojnë të zbatohen deri në momentin që vaksina do të ketë impakt mbi transmetushmërinë e sëmundjes. Matja e impaktit të masave të fundit do të dojë pak kohë”, tha Bino.

“Aparatura e re analizatori do të behet pjesë e rrjetit të Institutit të Shëndetit Publik. Ndërkohë po rivlerësojmë edhe laboratorët private. Aktualisht kemi 4 laboratorë që po funksionojnë në rrjetin publik. Kemi investimet që po kryen në lidhje me testet e shpejta, që do të ofrojë testimin sa më afër qytetarit dhe kryerjen sa më shpejt të tij. Janë teste që kryhen në terren dhe nuk kanë nevoje për laboratorë të sofistikuara”, shtoi ajo.


TË NGJASHME