HomeSociale

Testohen 5 raste për koronavirus, Ministria e Shëndetësisë jep rezultatet

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Shqipëria ende nuk është prekur nga koronavirusi.

Nga testimi i 5 rasteve të fundit Ministria e Shëndetësisë tha se asnjëri prej tyre nuk ka dalë i prekur nga koronavirusi i ri.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik edhe i pesë rasteve të tjera të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.”- thuhet në njoftimin e Minstrisë së Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Informacion i përditësuar

Ministria e Shëndetësisë/ zyrtare: Shqipëria e paprekur nga koronavirusi i ri, përfundon testimi i 5 rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik edhe i pesë rasteve të tjera të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.

Deri në këto momente janë testuar 23 raste për koronavirusin e ri.

Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME