HomeRajon

Tetovë, punëtori i fidanishtes vret shefin e tij

Prokuroria Publike ka njoftuar se një person që punonte në fidanishte në Tetovë ka patur një konflikt me shefin e tij, që ka rezultuar në vrasjen e këtij të fundit.

Siç thonë nga PThP, sot në orën 13:30, 45 vjeçari banor i fshatit Jançishte, ka vrarë shefin e tij, 60-vjeçarin shtetas të Holandës.
“Ngjarja ka ndodhur në lulishte në fshatin Preljubishte. I dyshuarit i punësuar në punishte së pari ka nisur fjalosje gojore, dhe më pastaj fizikisht ka sulmuar shefin e tij. Goditja me gurë në kokë ka që fatale”, thuhet në njoftimin e PThP-së, raportojnë mediat në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Prokurori Publik dha urdhër të sigurohen dëshmitë për ekspertizë të mëtejshme dhe për autopsinë e trupit të ndjerë.

Ndërkohë, 45 vjeçari është ndaluar dhe prokuroria po vazhdon hetimin deri në zbardhjen e çështjes.


TË NGJASHME