HomePolitikë

Teza e matematikës doli pa mbaruar provimi, reagon PD

Albana Vokshi, deputetja e Partisë Demokratike, ka akuzuar se testi i provimit i matematikës është zbuluar përpara dhe u është shpërndarë maturantë, dhe për këtë bën fajtore të drejtpërdrejtë ministren Besa Shahini dhe kryeministrin Edi Rama.

Reagimi

Edhe #testin e #matematikës opozita e nxori? U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto.Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi. Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë! Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama. Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi./ Opinion.al

K.S/GotaNews


TË NGJASHME