HomePolitikë

Thaçi i drejtohet Vuçiçit: Ju po e pengoni dialogun

Në një forum në Sllovaki së bashku me Vuçiçin, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se ‘Serbia po bëhet penguese për dialogun’.

Thaçi do të diskutojë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale mes dy shteteve.

“Duam marrëveshje me Serbinë që do të sillte njohje reciproke, pa kufij me vija etnike. Një marrëveshje e cila do të sillte anëtarësim të Kosovës në OKB dhe që do të sjellte njohjen e pesë vendeve të BE’së, përfshirë Sllovakinë.  Në Berlin ne do të kishim pasur mundësi të kishim më shumë përparim.  Unë besoj se kjo marrëveshje mund të arrihet në këtë vit, domethënë në vitin 20019”, ka thënë Thaçi.

“Nuk mund të ketë dialog, nëse vendosim kushte për dialog, ashtu sic po bën Serbia aktualisht. Dhe nuk mund të arrihet marrëveshje me gjithë këtë qasje penguese të Serbisë, në përpjekjet e saj penguese për anëtarësim ne UNESCO e Interpol. Por unë besoj se në javët e ardhshme do të krijohet një klimë për vazhdim të dialogut dhe Samiti i Parisit do të ishte një mundësi shumë e mirë për të bërë hapa konkret për vazhdim të dialogut dhe për arritje të marrëveshjes”, thotë ai.


TË NGJASHME