HomePolitikë

Thaçi insiston për mosheqjen e taksës

PPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se do të vazhdojë të mbetet në fuqi taksa e vendosur për produktet serbe e boshnjake nga Qeveria e Kosovës.

“Situatë e pashpresë në raport me një normalizim të shpejtë e konkretë të raporteve ndërshtetërore Kosovë-Serbi Së pari Serbia në mënyrë të njëanshme e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqje të taksës, ky është veprim i papranueshëm”, deklaroi presidenti në një konferencë për media.

Më tej ai ka theksuar se nuk do të hiqet taksa, e këtë shton se e ka bërë të ditur edhe në Samitin e Berlinit.

“E theksoj edhe një herë siç kam theksuar shumë qartë në samit, vendosja e taksës ka qenë i domosdoshëm dhe legjitim, si reagim ndaj shkeljeve nga ana e Serbisë dhe si i tillë mbetet në fuqi”, shton presidenti.

Thaçi deklaroi se në vazhdimësi janë kundërshtuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje të përbashkët, teksa shton se faktori ndërkombëtar ka ndihmuar Kosovën pak, që t’i shkohet në fund bisedimeve Kosovë Serbi e të mund të gjendet një zgjidhje.

“Përpjekjet tona të përbashkëta për të arritur një marrëveshje janë cenuar dhe kundërshtuar në vazhdimësi. Në anën tjetër, kam theksuar shumë qartë dhe nënvizoj se faktori ndërkombëtar shtetet nuk kanë dëshmuar unitet dhe përkrahje në përpjekjet tona që do të përfundonte me njohje reciproke”, shtoi Thaçi.


TË NGJASHME