HomeSociale

Thaçi: Më pikëlloi vdekja e Albert Rohanit

Presidenti Hashim Thaçi shprehet i pikëlluar nga vdekja e ish-zëvendësndërmjetës i Kombeve të Bashkuara, Albert Rohan, i cili u angazhua gjatë kohës kur po zgjidhej çështja e statusit të Kosovës. Presidenti thotë se diplomati austriak ka kontribuuar shumë në vendosjen e paqes në rajon.

Thaçi ka shkruar në Facebook pas lajmit se Rohan vdiq në moshën 93-vjecare në Vjenë.

“Më pikëlloi vdekja e mikut tim dhe të Kosovës, ambasadorit Albert Rohan. Si negociator në dialogun për statusin e Kosovës dhe si diplomat austriak, Albert Rohan kontribuoi shumë për vendosjen e paqes në rajonin tonë. Do ta ruajmë kujtimin për të si një diplomat shembullor, që bëri shumë për popullin e Kosovës. HTH”, ka shkruar Thaçi. 

Gjithashtu ngushëllimi për vdekjen e diplomatit austriak Albert Rohan ka ardhur edhe nga Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se ne një nga intervistat e fundit të Rohan ai kishte thënë se idetë për ndryshim të kufijve I ngjajnë logjikës fisnore mesjetare.

Deputetja e LDK-së është shprehur se Rohan ka kritikuar marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar me Thaçit dhe Daçiqit e cilas binte në kundërshtim me Pakon e Ahtisaarit dhe rrjedhimisht krijonte hapsirë për një Republika Srpska brenda Kosovës.


TË NGJASHME