HomePolitikë

Thaçi në Paris më 11 nëntor, nuk do të diskutohet për dialogun

Presidenti Thaçi do të marr pjesë në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar mes Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor, i cili do të mbahet më 11 nëntor, në Paris.

Presidenti i Republikës së Kosovës,  ka thënë se nuk do të ketë dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë në vizitën që do të bëjë.

Presidenti Thaçi këtë deklaratë e bëri para Forumit Frankofon të Investimeve, e cila organizohet nga Klubi Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF) në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri.

Thaçi, gjithashtu u shpreh se në Paris do të jetë një mundësi shumë e mirë e promovimit të shtetit të Kosovës.

Ai pohoi se Kosova do të marrë pjesë në një nivel të barabartë sikur shtetet tjera të botës.

Po ashtu ftoi spektrin politik pa dallim pozitë-opozitë që ta tejkalojnë ngërçin politik dhe institucional, në mënyrë që t’i hapet perspektivë vendit.

 


TË NGJASHME