HomeRajon

Thaçi shpall zgjedhje të parakohshme në katër komuna, zbulohet data

Sot, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, shpalli datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës, të cilat janë të populluara me shumicë serbe.

Më 19 maj, në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan, do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar.

Ky vendim vjen pasi katër kryetarët e këtyre komunave, kanë dhënë dorëheqjen më 27 nëntor 2018. Dorëheqja e tyre vjen në shenjë proteste për taksën 100% të vendosur nga Kosova, kundrejt prodhimeve që importohen nga Serbia.

“Serbëve të Kosovës u është kërcënuar e drejta për jetesë, shërim dhe mbijetesë”, kështu kanë thënë ish-kryetarët e këtyre komunave, në një deklaratë për shtyp.

Edhe pse ndërhyrja e ndërkombëtarëve është e madhe, qeveria e Kosovës ka mbajtur qëndrim të prerë përsa i përket taksës së vendosur dhe se e vetmja mëynrë për ta hequr atë, është që Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës.


TË NGJASHME