Kosovë Lajme Politikë

Thaçi takohet me Presidentin Trump

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u prit nga vetë presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Gjatë takimit presidenti i Kosovës, Thaçi ka falënderuar shefin e shtëpisë së bardhë për kontributin e dhënë për popullin shqiptar të Kosovës në rrugën e gjatë për pavarësi dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Ai ka theksuar  se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin e Kosovës ka qenë përcaktuese, fillimisht për mbijetesë dhe më vonë për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi. Kreu i shtetit të Kosovës ka thënë se vazhdimi i mbështetjes gjithëpërfshirëse amerikane është jetik për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën. Takim me presidentin e SHBA ka zhvilluar edhe kryeministri Edi Rama.

Related posts

Gjuha e urrejtjes dhe bulizmi, “Reddit” ashpërson rregullat

Gri

‘Mashtrimi’ një kryevepër argëtuese në arTurbina

arla1

Takimet e Metës, reagon Rama: Do t’u japim një mesazh kumbues të dielën!

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!