HomeShowbiz

“The Sun” shhkruan sërish për Ritën dhe Duan

Siç rëndom bën shpesh, gazeta britanike The Sun edhe këtë herë në një artikull të gjatë ka shkruar për “rivalitetin” mes dy shqiptareve të momentit, Rita Ora dhe Dua Lipa.

“Kënga e re e Rita Orës “How to be lonely” duhet të jetë kënga më e rëndësishme në top lista tani duke pasur parasysh sasinë e njerëzve që izolohen”, kështu e nis shkrimin The Sun dedikuar këngës më të fundit të 29-vjeçares.

“Por këngëtarja është e zemëruar pasi nuk arriti të godasë një akord me publikun, ndryshe nga meloditë e fundit të rivales së saj, Dua Lipa”, shkruan më tej gazeta britanike.

Konkurrenca mes dy vajzave është rihapur nga të dyja duke lëshuar këngë në të njëjtën kohë, me Ritën që shpresonte se të arrinte më mirë sesa Dua, këngët e së cilës “Physical” dhe “Don’t start now” janë në top dhjetëshen më të mirë.

Pavarësisht se kënga e re e Ritës është shkruar dhe kompozuar nga njeriu i momentit në muzikën britanike, Lewis Capaldi, “How To Be Lonely” renditet në top 40 e këngëve të momentit.

Dhe sikur t’i përkeqësojë gjërat, klipi gjithashtu është vonuar dhe ajo u detyrua të anulojë ftesat për një “përvojë zhytëse” të buxhetit të madh për të promovuar këngën të martën.

Rita Ora (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Një burim i brendshëm i tha The Sun: “Rita dhe ekipi i saj kishin planifikuar nxjerrjen e kësaj kënge me muaj të tërë dhe nuk doli ashtu siç kishin shpresuar”.

“Ende janë ditët e para dhe ata shpresojnë se kënga do të ecë më mirë, por nuk ka nisur me një fillim të mirë – dhe Rita e ka bërë të qartë zhgënjimin e saj për ata që e rrethojnë”, ka thënë tutje ky burim.

“As ajo dhe Dua nuk kanë folur për rivalitetin e tyre, por është shumë e vërtetë që ai ekziston”, shton më tej burimi i The Sun.

Dua Lipa (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Konkurrenca e tyre buron nga fakti se familjet e tyre të dyja vijnë nga Kosova, që do të thotë se Dua shpesh krahasohej me Ritën në fillimet e karrierës së saj.

Por kur këngëtarja e hitit “New Rules” e bëri të qartë që ajo nuk i vlerësoi krahasimet, Rita kuptohet se e mori si ofendim.

Rita Ora dhe Dua Lipa në MET Gala në vitin 2019 (Foto: Getty Images/Guliver)

Kjo nuk është hera e parë që tabloidi The Sun iu është “vërsulur” dy artisteve shqiptare me famë botërore, pasi të njëjtët kishin raportuar edhe më parë për faktin se ato e shmangën njëra-tjetrën vitin e kaluar në MET Gala.

Ndërkohë, si Rita ashtu edhe Dua në intervistat e tyre dhënë në trevat shqiptare, kanë folur mirë përa njëra-tjetrën në mënyrë të tërthortë.


TË NGJASHME