HomeShowbiz

The Weeknd dhuron 500 mijë dollarë në ndihmë të protestave

Këngëtari kanadez, The Weeknd ka dhuruar një sasi të madhe parash për bamirësi në mbështetje të lëvizjes Black Lives Matter.

Këngëtari fitues i çmimeve Grammy njoftoi veprën e mirë në Instagram dhe inkurajoi ndjekësit e tij që të bëjnë të njëjtën gjë. “Vazhdoni të mbështesni vëllezërit dhe motrat tanë atje, duke rrezikuar gjithçka për të bërë ndryshime aktuale për jetën tonë të zezë,” shkruajti ai.

Abel ka dhuruar 200.000 dollarë për “Black Lives Matter Global Network”, 200.000 të tjera për “Colin Kaeperncik Know Your Worth” dhe 100.000 dollarë për “National Bail Out”.

“Duke i nxitur të gjithë me xhepat e mëdhenj të japin dhe të japin shuma të mëdha dhe nëse keni më pak ju lutemi jepni atë që mundeni edhe nëse është një sasi e vogël. # blacklivesmatter”, përfundoi ai.

Përveç The Weeknd, Drake gjithashtu ka bërë një dhurim prej 100K $ për National Bail Out, e cila u krijuar për t’i dhënë fund burgosjeve masive.

G.T/GotaNews


TË NGJASHME