HomeSport

Thellohet kriza te Flamurtari, klubi jugor zhytet në borxhe

Flamurtari është në kaos total. Asnjë fitore në 19 javë të Kategorisë Superiore dhe vetëm 6 pikë në renditje tregojnë se vlonjatët janë në krizë totale. Sikur të mos mjaftojë kjo në Vlorë është bllokuar edhe merkato për shkak të borxheve me lojtarët e larguar që kanë hedhur në gjyq klubin.

Sikur të mos mjaftojnë këto, Flamurtarit I shtohet edhe një tjetër hall. Bëhet fjalë për detyrimet ndaj tatimeve në shtet që nëntorin e kaluar ishte 1.4 miliardë lekë. Me fillimin e këtij viti ky borxh është rritur akoma dhe më shumë pasi për muajit dhjetor dhe janar është rritur me 56 milionë lekë të vjetra dhe ky borxh rritet çdo muaj me 20%.

Shuma që Flamurtari paguan ndaj tatimeve në muaj është 28 milionë lekë të vjetra në muaj, ndërsa nuk ka asnjë marrëveshje mes palëve edhe pse Drejtori Rajonale e Vlorës I ka ofruar lehtësira klubit vlonjat. Në total borxhi i Flamurtari kap shifrën e 1 miliardë e 456 milionë lekë të vjetra, ç’ka tregon krizën totale të klubit.


TË NGJASHME