HomeAktualitet

Thellohet skandali “GULF”/ Ja mashtrimi i firmës

Nga skandali i falimentimit të Gulf, janë zbuluar shumë fakte. Nga përllogaritet e para janë rreth 5 milionë euro tollona të shitura duke e kthyer në një skemë piramidale, ndersa qytetarët që kanë blerë tollonat nuk dinë ku të drejtohen.

Në të gjithë këtë skandal që shpërtheu pak ditë më parë shteti shqiptar duket ende i pafuqishëm për të vepruar. Jo vetëm kaq por për katër ditë, nga data 15 prill deri në 19 prill u shfrytëzua shitja e tallonave duke bërë një fitim mbi disa milionë euro.

Sipas asaj që u raportua, pas menaxherit kryesor të kompanisë “Gulf”, Albano Aliko, në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë si dhe u zbulua emri që qëndron pas kompanisë offshore “Universal Energy group” që ka në pronësi Gulf-in, pikërisht gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia.

Mësohet se Gulf ka marrë me qira 70 pika karburantesh në të gjithë vendin të cilat tashmë janë vendosur me urdhër të prokurorisë në ngrirje provizore/shqiperiaime


TË NGJASHME