HomeTeknologji

Themeluesi i Snapchat mendon se ky rrjet social do të bëhet më i famshëm se Instagrami

Themeluesi i Snapchat-it, Evan Spiegel, mendon se TikTok ka fuqinë ta rrëzoj Instagram-in nga froni, përsa i përket popullaritetit.

Gjatë një fjalimi në Mynih, Spiegel iu përgjigj pyetjeve që audienca i bënte në lidhje me platformën më të re sociale, TikTok.

“Unë jam fans i madh i TikTok-ut. Origjina e rrjeteve sociale ka në thelb atë që ti je, përpjekjet e njerëzve për t’u duhur “cool”, për të marrë pëlqime apo komente. Gjëra të tilla.”- tregoi CEO i Snapchat duke vënë në kontrast ndryshmet e Instagram-it me TikTok-un.

“Njerëz që kanë shpenzuar disa orë duke mësuar një kërcim të ri, apo duke menduar një mënyrë më kreative për rrëfimin e një historie po përdorin një rrjet për të argëtuar njerëzit e tjerë. Ka shumë mundësi që kjo platformë që bazohet në talent dhe në përmbajtje do të rezultojë shumë më interesante se ajo që ka për bazë statusin e dikujt dhe sipërfaqen.”- u përgjigj ai, duke thënë se TikTok do të bëhet edhe më i dashur se Instagram-i në të ardhmen.

Nga ana tjetër,numri i shkarkimeve të kësaj platforme është thuajse në të njëjtin nivel me atë të Instagram-it, duke iu shtuar listës së platformave më të shkarkuara sociale në 2019-ën. Ndërkohë, rritja e Instagram-it është ngadalësuar për herë të parë në 2019-ën.

Instagram-i dhe TikTok janë thuajse në të njëjtin nivel përsa i përket numrit të përdoruesëve, që arrin deri tek 1 miliardë.


TË NGJASHME