HomeTeknologji

Themeluesi i Twitter dhuron 28% të pasurisë për luftën kundër COVID-19

Jack Dorsey, themeluesi i rrjetit social Twitter, ka premtuar se do të dhurojë në luftën kundër koronavirusit, plot 1 miliardë dollarë. Dorsey e bëri të ditur lajmin nëpërmjet disa postimeve të njëpasnjëshme në Twitter. Paratë do të dhurohen përmes fondit të tij të bamirësisë Start Small LLC.

 Sipas Dorsey ky dhurim dotë ketë një impat pozitiv edhe në kompanitë që ai zotëron. Shpëtimi nga kronavirusi, përkthehet në ritkhim të jetës normale për njerëzit të cilët kompanitë e tij u ofrojnë shërbime.

Shifra prej 1 miliardë dollarësh është më e madhja që ndonjë person ka dhuruar deri më tani dhe sipas llogaritjeve, është rreth 28% e pasurisë së Jack Dorsey.”

“Pasi të çarmatosim këtë pandemi, përqendrimi do të zhvendoset në shëndetin dhe edukimin e vajzave dhe UBI,”, shkruan Dorsey teksa fokusi I tij është krijimi i  “të ardhurave themelore universale” për të gjithë qytetarët. Këto çështje, tha Dorsey, “përfaqësojnë zgjidhjet më të mira afatgjata për problemet ekzistenciale me të cilat përballet bota.”

Prej vitesh, Dorsey ka qenë shumë aktiv në çështjet e bamirësive në botë dhe  tha se të gjitha dhurimet për koronavirusin, nga fondi që ai zotëron,  tani do të jenë të dukshme për publikun përmes dokumenteve publike.

Njoftimi i Dorsey vjen vetëm disa ditë pasi CEO i Amazon, Jeff Bezos – njeriu më i pasur në botë – dhuroi 100 milion dollarë në bankat amerikane të ushqimit. Shifra përfaqëson më pak se një mijë e një përqind të vlerës neto neto të Bezos, sipas Forbes.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 380,000 raste të personave të infektuar nga  koronavirusi, me numrin e përgjithshëm të vdekjeve rreth 12.300 por që është gjithmonë në rritje të vazhdueshme. Shifra që pritet të dhurohet nga Jack Dorsey do të jetë një ndihmesë e madhe në përpjekjen për parandalimin e kësaj pandemie vdekjeprurëse.


TË NGJASHME