HomeRajon

Themeluesi i Wikileaks Assange dëbohet nga ambasada ekuadoriane?

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, mesa duket ka arritur në një marrëveshje me Britaninë e Madhe për arrestimin e tij. Pas kësaj, pritet që ambasada e Ekuadorit në Londër të dëbojë Assange.

Lajmi bëhet i ditur nga Wikileaks duke cituar burime të niveleve të larta.

Së fundmi, Assange është sulmuar edhe nga presidenti Ekuadorit Lenin Moreno, për shkelje të rregullave të azilit në ambasadë.

Megjithatë, deri tani nuk është marrë akoma asnjë vendim në lidhje me këtë çështje, sipas një zyrtari të lartë të qeverisë së Ekuadorit.

Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, ka marrë nënshtetësinë ekuadoriane dhe prej gati 6 vjetësh, jeton në ambasadën e Ekuadorit në Londër.


TË NGJASHME