HomePsikologji

Thënie nga libri “Alkimisti” që ju bëjnë të ndiqni ëndrrat që keni

Edhe pse nuk kishte pasur sukses menjëherë pas publikimit, “Alkimisti” shumë shpejt ishte bërë një libër bestseller.

Shpeshherë i përshkruar si “përrallë e mahnitshme, metaforë e jetës” ose “histori simpatike”, libri i shkruar nga Paulo Coelho është përkthyer në më shumë se 70 gjuhë.

Libri tregon historinë e një djaloshi bari i cili fillon një rrugëtim në kërkim të një thesari te piramidat e Egjiptit pasi që sheh ëndrra për të vazhdimisht. Aventura e këtij djaloshi përfundon duke gjetur ai më shumë pasuri sesa ç’kishte shpresuar më herët.

Ky libër ka të bëjë më shumë për gjetjen e fatit të një personi. I tërë rrugëtimi i djaloshit na mëson të ndjekim zemrat dhe ëndrrat; ne duhet t’i shfrytëzojmë menjëherë mundësitë që na ofron jeta në kërkim të çfarëdoje që na bën të lumtur.

Më poshtë keni disa prej thënieve më të mira të këtij libri, të cilat do t’ju inspirojnë të ndiqni ëndrrat që keni:

– “Dhe, kur të dëshironi diçka, i tërë universi konspiron për t’ju ndihmuar ta arrini atë”

– “Dikush dashurohet sepse dashurohet. Nuk nevojitet ndonjë arsye për të dashuruar”

– “Çdo njeri duket se e ka një ide të qartë se si tjerët duhet të jetojnë, por askush nuk ka ide se si ta jetoj jetën e vet”

– “Çdo bekim që injorohet shndërrohet në mallkim”

– “Dhe, kur nuk ka kthim prapa, ju duhet të brengoseni vetëm për mënyrën më të mirë për të ecur përpara”

– “Asnjëherë nuk do të jeni të aftë të ikni nga zemra juaj. Prandaj është më mirë ta dëgjoni çfarë po ju thotë”

– “Gjërat më të thjeshta janë gjithashtu më të jashtëzakonshmet, dhe vetëm të mençurit mund t’i shohin ato”

– “Kur ne dashurojmë, ne gjithmonë synojmë të bëhemi më të mirë sesa që jemi. Kur synojmë ë bëhemi më të mirë sesa që jemi, çdo gjë përreth nesh gjithashtu bëhet më mirë”

– “Është mundësia e realizimit të një ëndrre ajo e cila e bën jetën interesant”

– “Njerëzit janë të aftë, në cilindo periudhë të jetës së tyre, ta bëjnë atë që e ëndërrojnë”

– “Është vetëm një gjë e cila e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika e dështimit”

– “Në një pikë të jetës sonë, ne e humbasim kontrollin e asaj çfarë po na ndodh neve, dhe jetët tona kontrollohen nga fati. Kjo është gënjeshtra më e madhe në botë”. 


TË NGJASHME