HomeRajon

Theresa May bllokon votimin për përshpejtimin e Brexit

Tensionet në kabinetin e ministrave janë rritur sot pas bllokimit të votimit të ligjeve që ndihmojnë largimin nga BE-ja.

Ishte planifikuar që të votoheshin ca ligje në parlamentin britanik që do siguronin një dalje më të shpejtë të Britanisë së Madhe nga BE-ja. Kryeministrja, Theresa May e ka bllokuar daljen në votim të këtyre ligjeve.

Kjo vjen përkundër paralajmërimit të Sekretarit për punë të jashtme, Jeremy hunt që May do të humbë mbështetjen e konservativëve nëse një union doganor do negociohet bashkë me Jeremy Corbyn.

Ende ndërkohë ka paqartësi nëse Britania do marrë pjesë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

May ka këmbëngulur që Britania mos të marrë pjesë në këto zgjedhje. Por tani që data e 23 majit po afrohet, po punohet që të arrihet një marrëveshje për dalje në qershor.

Parlamenti Evropian do mbajë seancën me deputetët e rinjë në korrik.


TË NGJASHME