HomeSociale

Thikë 46-vjeçarit pas sherrit, policia parandalon ngjarjen e rëndë

Nje 64 vjecar eshte arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka goditur me thike nje shtetas.

Ne pranga ka rene shtetasi A.M, 64 vjeç, banues në Fier.

Në lagjen “16 Prilli” Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A.M ka goditur me një mjet prerës shtetasin L.T, 46 vjeç, ku falë reagimit të menjëhershëm të Patrullës së Përgjithshme u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm me pasoja të rënda i konfliktit mes dy shtetasve.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Fier ka kapur në flagrancë autorin e dyshuar së bashku me thikën me të cilën kreu krimin.

Shtetasi L.T ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


TË NGJASHME