HomePolitikë

Thirrja e Vasilit për Ramën: Lërua në dorë specialistëve

Petrit-Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka dalë në një konferencë për mediat pak minuta pasi kryeministri u shfaq në një video live në profilin e tij në FB me ministren e Shëndetësisë duke inspektuar godinat në qendrën spitalore ‘Nënë Tereza’ pas tërmetit të 26 nëntorit.

Por Vasili i ka bërë thirrje kryeministrit t’ja lërë në dorë ekspertëve të flasin për sigurinë në këto godina si shkollat dhe spitalet ku shkojnë me mijëra persona.

Vasili nxori dokumentin ku drejtori i Institutit të ndërtimit e ka shpallur të pabanueshme godinën e 6 katëshit sic njihet nga të gjithë qytetarët, deri në riparimin e saj.

Pjesë nga fjala e Vasilit:

“Kryeministri ishte sot në spitalin 6 katësh, ky spital në mënyrë të vecantë kjo godinë, mbas verifikimit të institutit të ndërtimit dhe me firmën e drejtorit Agron Hysenlliu në 30 nëntor është konkluduar e zeza në të bardhë, të mos lejohet aktiviteti deri në riparimin e dëmeve. Sot gjithollogu që vete bën ekspertim me ministren e drejtorin e QSUT, me një mjeke të nderuar por që s’kanë hic të bëjnë me këtë cështje hyjnë në një godinë që s’duhet të ishte në funksion deri ne riparimin e dëmtimeve.

Kush i jep garancinë e sigurisë kësaj ndërtese kur institucuioni thotë se nuk duhet te funksionoje, por jane mbyllur vetem dy kate dhe 4 kate vazhdojnë punën?

Kush është ky që merr përsipër këtë përgjegjësi?

E njëjta gjë po ndodh me shkollat, me nga 2 ekspertiza, te Emin Duraku u tha të pezullohet aktiviteti, 24 orë më vonë jepet një mendim i kundërt.

A mund të bëhen shaka e lojëra të tilla me objekte kaq deliakte si shkollat e spitalet ku hyjnë me mijëra njerëz? Kjo është situatë skandaloze, qeveria s’ka përgjegjshmëri edhe kur bëhet fjalë për jetë njerëzish.

Shaka të tilla me jetë njerëzish mos bëj, boll më. Sot inspektimet duhet të jenë rigoroze, shteruese dhe garantuese.

Përgjegjësi shumë e madhe duhet të jenë edhe projektet e rehabilitimit dhe rigarantimit të sigurisë. Rama të mbyllë gojën e të pushojë e tua lërë në dorë specialistëve”.


TË NGJASHME