HomeSociale

Thirrje e fortë nga OKB: Të ndalohen tregjet e kafshëve të egra

Shefja e Kombeve të Bashkuara për Biodiversitet, Elizabeth Maruma Mrema ka bërë thirrje për ndalim të tregjeve të kafshëve të egra, me qëllim të parandalimit të pandemive të reja në të ardhmen.

Në një intervistë dhënë për BBC-në, Mrena tha se praktika e blerjes dhe shitjes së kafshëve të egra nëpër tregje, mund të përbëjë kërcënim edhe për shëndetin e njerëzve.

“Ne e dimë se në 60 vitet e fundit, shumica e sëmundjeve të kafshëve janë rezultat i aktivitetit njerëzor… krijimi i kontakteve më të afërta mes kafshëve të egra dhe njerëzve, si dhe rritja e rrezikut të përhapjes”, ka shtuar ajo.

“Për këtë arsye, ne na duhet të sigurohemi që këto tregje janë të rregulluara mirë, të pastra dhe nuk janë të lidhura me tregti ilegale të kafshëve të egra”.

Mes tjerash, Mrema ka thënë se ka njohuri që shumë komunitete rurale në botë varen nga kjo lloj tregtie.

Kina ka marrë vendim për ndalim të konsumimit të kafshëve të egra, pas raportimeve se pandemia me koronavirusin e ri ka origjinën nga një treg i kafshëve në Vuhan, ndonëse ende nuk ka të dhëna të sakta për burimin e shpërthimit.


TË NGJASHME