HomeSociale

Thirrje kundër Ramës dhe shashka, nis marshimi i banorëve të Astirit drejt Kryeministrisë

Protestës së opozitës së bashkuar, të lajmëruar për në orën 19:00, i janë bashkuar, ndër të parët grupe, banorët e Astirit.

Me thirrje “Rama ik” e me shashka të hedhura përgjatë marshimit, ata i janë drejtuar kryeministrisë, ndërsa edhe grupe të tjera kanë nisur të mblidhen para zyrës së Edi Ramës.

Kjo është protesta e shtatë e opozitës, ndërsa pak më herët kryetari i PD Lulzim Basha tha se nuk do të ketë asnjë hap pas, dhe se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre –për një qeveri tranzitore dhe largim të Ramës si kryeministër.


TË NGJASHME