HomeLajme

“Thriller”, videoklipi më i mirë i 50 viteve të fundit

“Thriller” i Michael Jackson është videoklipi më i mirë në 50 vitet e fundit. Çmimi u dha nga Imaginaction, festivali i parë kushtuar videoklipeve në nivel ndërkombëtar nga një juri e përbërë nga gazetarë të rëndësisishëm italianë në këtë sektor, diskografë dhe punonjës të tjerë.

I dalë në 1983, “Thriller” është konsideruar video e parë muzikore, që ka një temë dhe koreografi, që e kanë bërë atë një ikonë të padiskutueshme të muzikës pop.

Videoja “Thriller” paraqitet si një film i shkurtër në ngjyrat horror, i pari në histori me një konotacion të fortë kinematografik.

Michael Jackson pa në kinema filmin “Un lupo mannaro americano a Londra” di John Landis dhe ra në dashuri, duke vendosur të përsëriste atmosferën e tmerrshme të filmit për të shoqëruar këngën e tij.

Pas shumë insistimeve nga ana e tij, kompania “Epic Records” pranoi të paguante gjysmë milion dollarë për të bërë videon. Filmi i shkurtër ka regjisor vetë Landis dhe në atë kohë e quajti si klipin muzikor më të shtrenjtë në histori.

Videoja “Thriller” doli të jetë një sukses i pashembullt: kënga shtyu albumin përsëri në krye të listave në të gjithë botën, duke trefishuar shitjet.

 


TË NGJASHME