HomeSport

Thuajse e kryer, Inter plotëson dëshirën e Conte dhe transferon këtë lojtar

Inter dhe Roma kanë kryer shkëmbimin mes Politanos dhe Spinnazolas. Dy klubet kanë gjetur akordin për këtë lëvizje, me lojtarët që janë nisur në destinacionet e reja. Sipas “Calciomercato”, rikthimi i Matteo Politanos në Romë do të jetë emocionues, me sulmuesin e krahut që ka qenë pjesë e akademisë kryeqytetase.

Ish-i i Sassuolos është nisur mëngjesin e sotëm drejt Romës, aty ku e presin vizitat mjekësore dhe firma në kontratë. Politano vlerësohet 28 milion euro dhe shkëmbimi me Leonardo Spinazzolan ishte zgjidhja më e mirë për të plotësuar boshllëkun që la dëmtimi i Zaniolos. Me këtë transferim, Antonio Conte duhet të ndihet i kënaqur, pasi ka qenë dëshira e tij për të pasur ish lojtarin e Juventus në ekip. Spinnazola njihet për shpërthimet e tij në krah dhe lojën ofensive. Përshtatja e tij me skëmat e trajnerit zikaltër pritet të jetë e shpejtë, pasi lojtari i Kombëtares italiane është aktivizuar në rreshtimin 3-5-2 edhe më herët.


TË NGJASHME