HomeSport

Thuajse e kryer, Suso largohet drejt Sevilla

Milan është duke punuar në merkato. Pas akordit me Ibrahimoviç, Kjaer dhe Begoviç, drejtuesit e “Djallit” janë duke menduar edhe për largimet. Një i tillë pritet të jetë ai i Suso, që është drejt zyrtarizimit te Sevilla. Sot pritet të jetë një ditë deçizive për spanjollin, që sipas mediave italiane do nënshkruaj një kontratë të re me andaluzët.

“Sky Sport” raporton se mes palëve është gjetur akordi si dhe formula e transferimit. Ish-lojtari i Liverpool do të kryej sot vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë për Sevillën. Suso si fillim do të huazohet për 18 muaj në Spanjë, me klubin e LaLigas që është i detyruar të derdhë në arkën e Milan plot 20 milion euro nëse kualifikohet në Champions League. Gjatë mbrëmjes së djeshme mes klubeve është gjetur dakordësia dhe Suso pritet që të lërë sot Milanon për t’iu bashkuar klubit të ri.


TË NGJASHME