HomeSociale

Thuajse në harresë, Zuckeberg ofron 100 milionë dollarë ndihmë për mediat

markzucker

Bota po kalon kohë të vështira dhe sensibilizimi e ndihma në këtë periudhë do të thotë shumë.

Mark Zuckeberg, një prej personave më të pasur dhe influencues në botë, ka vendosur të ndihmojë njësektor mjaft të rëndësishëm siç është ai i mediave. 100 milionë dollarë ka vendosur të ofrojë në ndihmë të gazetarëve dhe mediave, themeluesi i Facebook.

Zuckerberg bën me dije, se 25 milion dollarë do të jenë grante nga Facebook për projektet gazetareske, ndërsa 75 milionëshi i mbetur do të përdoret për marketing, në mbështetje të gazetarëve dhe organizatave që raportojnë rreth COVID-19. Zuckeberg shtoi se ky fond është në vijimësi të programit prej 300 milionë dollarësh në ndihmën për media që do të zbatohet në vitet në vijim.


TË NGJASHME