HomeShowbiz

Thuhet se ka një fëmijë të tretë, Tristan Thompson bën testin e atësisë

Tristan Thompson ka bërë së fundmi një test atësie pasi mendohet se ka një fëmijë të tretë.
Ish partneri i Khloe Kardashian me të cilën ka një vajzë, e ka gjetur veten sërish në një skandal.

Një grua pohon se ajo është shtatzanë me fëmijën e tretë të basketbollistit pasi kaluan një natë së bashku. Raportohet se Tristan ka kryer tashmë një test atësie për të zbuluar se nëse është babai i fëmijes.
Tristian është baba i vajzës së Khloe, True e cila është dy vjeç dhe baba i një djali tre vjeçar të quajtur Prince të cilin e ka me ish partneren Jordan Craig.

Khloe dhe Tristan filluan të dilnin së bashku përpara se Princ të vinte në jetë e në këtë periudhë Khloe u akuzua se ‘vodhi’ Tristian nga ish-partnerja e tij.

Akoma nuk dihet se nëse Tristan është babai i fëmijës ndaj na mbetet të presim një reagim nga ana e basketbollistit.


TË NGJASHME