HomeSport

“Thumba” për Ronaldon, deklarata e Messi ndez rivalitetin

Si sot 15 vite më parë, bëri debutimin me skuadrën e Barcelonës, Lionel Messi futbollisti që është cilësuar si një prej më të mirëve në historinë e futbollit botëror. Prej debutimit të tij deri më sot argjentinasi dhe Barcelona kanë thyer çdo rekord të mundshëm dhe Messi meriton një vend nderi mes më të mirëve të historisë.

Trofeu i fundit personal dhe përvjetori i debutimit kanë bërë që Messi të pushtojë edhe një herë faqet e parë të mediave ndërkombëtare. Sulmuesi argjentinas ka folur mbi gjithçka, ndërsa nuk mund të evitonte disa batuta edhe për rivalitetin mes tij dhe Cristiano Ronaldo.

“Unë preferoj që të tjerët të flasin për mua. Unë e di se kush jam, çfarë kam bërë dhe çfarë mund të bëj në të ardhmen, por këto i mbaj të gjitha për vete. Unë dua të flas vetëm në fushën e lojës”, ishin fjalët e Messit si përgjigje për diferencën mes tij dhe Ronaldos jashtë stadiumeve. Një tjetër detaj që ndan dy lojtarët me klas të padiskutueshëm ka të bëjë me ndryshimin e skuadrave. “Gjithkush kërkon ekseperienca që për të janë më të mira. Unë nuk ka pasur asnjëherë nevojë të largohem nga klubi më i mirë i botës, që është Barcelona”, është shprehur Lionel Messi.


TË NGJASHME