HomeSport

Thyen rekord pasurie, Michael Jordan në vendin e parë!

Asnjë si Michael Jordan. Ish-basketbollisti i Chicago Bulls edhe pse është tërhequr prej vitesh
mbetet sportisti me më shumë të ardhura në botë. Sipas revistës “Forbes” të ardhurat e tij nga
paga, sponsorët apo investimet vlerësohen në 1 miliardë e 850 milionë dollarë. Një ndikim të
madh ka edhe ekipi që zotëron në NBA, Charlotte Hornets, i blerë disa vite më parë për 175
milionë dollarë, por sot vlen 780 milionë.
Mbi 1 miliardë dollarë vlerësohen të ardhurat ndër vite të lojtarëve të golãt Tiger Woods, Arnold
Palmer, Jack Nicklaus dhe ish-piloti të Formula 1, Michael Schumacher. Për të gjetur futbollistin e
parë, duhet të zbresësh në shtatë ku ndodhet David Beckham me 800 milionë dollarë, aq sa
basketbollisti Kobe Bryant.
Cristiano Ronaldo është i 12 me 725 milionë, ndërsa Lionel Messi i 16 me 600 milionë. Në këtë
renditje ka edhe boksierë, lojtarë tenisi, futbolli amerikan apo bejsbolli.


TË NGJASHME