HomeLajme

Thyen rregullin e shtetrrethimit, gjobiten 78 qytetarë dhe 4 shoferëve u hiqet patenta

Dita e dielë duhet të ishte një ditë në të cilën nuk do të lejohej të kryhej asnjë lloj aktiviteti. Megjithatë ka pasur disa shoferë dhe tregtarë që nuk i kanë zbatuar këto rregulla dhe janë gjobitur nga policia.

78 qytetarë kanë thyer rregullat dhe janë gjobitur me nga 10.000 lekë dhe 4 shoferë që kanë nxjerrë mjetet për të lëvizur, kanë marrë dënime më të rënda me heqjen e lejes së drejtimit për 3 vite.

Në Elbasan është arrestuar një i ri që theu rregullat dhe një tjetër në Shkodër është gjobitur pasi theu rregullin e vetëkarantizimit pasi kishte ardhur nga jashtë Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

“Vijojnë kontrollet nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë territorin, për zbatimin e masave kufizuese të shp78 qytetarë kanë thyer rregullat dhe janë gjobitur me nga 10.000 lekë dhe 4 shoferë që kanë nxjerrë mjetet për të lëvizur, kanë marrë dënime më të rënda me heqjen e lejes së drejtimit për 3 vite.allura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Në këtë kuadër, në të gjithë vendin, gjatë 12 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë secili, 78 persona që thyen rregullin për të qëndruar në banesë deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Në Elbasan, një 24-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, të cilët i kërkuan arsyen e daljes në rrugë.

Nga Policia Rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të lejes së drejtimit për 3 vjet, 4 drejtues automjetesh.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar edhe 2 administratorë subjektesh tregtare, pasi në kundërshtim me orarin kufizues, kanë hapur subjektet e tyre ditën e sotme.

Policia e Shetit apelon edhe njëherë për të gjithë qyetarët që të respektojnë me rigorozitet masat e vendosura, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.”

VID_20200322_WA0005

Policia e ShtetitVijojnë kontrollet nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë territorin, për zbatimin e masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. Në këtë kuadër, në të gjithë vendin, gjatë 12 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë secili, 78 persona që thyen rregullin për të qëndruar në banesë deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.Në Elbasan, një 24-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, të cilët i kërkuan arsyen e daljes në rrugë.Nga Policia Rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të lejes së drejtimit për 3 vjet, 4 drejtues automjetesh.Janë evidentuar dhe ndëshkuar edhe 2 administratorë subjektesh tregtare, pasi në kundërshtim me orarin kufizues, kanë hapur subjektet e tyre ditën e sotme.Policia e Shetit apelon edhe njëherë për të gjithë qyetarët që të respektojnë me rigorozitet masat e vendosura, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Posted by Policia e Shtetit on Sunday, March 22, 2020

TË NGJASHME