HomePolitikë

“Ti kryeministër unë President” Basha zbulon ofertën e Ramës, reagon ky i fundit

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Rama i ka dërguar me anë të ndërmjetësve një ofertë ku thuhej se Basha do të bëhej kryeministër dhe Rama president.

“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit.

Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. Ky ka qenë mesazhi i tij heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë”, tha Basha.

Nga ana tjetër edhe kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha për hapjen e listave dhe për ofertën që ky i fundit tha se kishte marrë nga kryeministri.

“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja. Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”, shkruan Rama në Twitter.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME