HomePsikologji

Ti s’je gati për një lidhje!

Të gjithë e duan dashurinë dhe gjithë të mirat që sjell…Problemi janë ndarjet! Pas disa ndarjesh dhe zhgënjimesh, të nisësh sërish një lidhje nuk është e thjeshtë. Aq më tepër nëse nuk je gati dhe s’e di këtë!

Për ta kuptuar, lexo shenjat më poshtë dhe zbulo nëse je pjesë e grupit.

1. Je ende e fiksuar pas ish-it.

Nëse vetëm mendimi për të ju bën ende për të qarë, s’keni marrë akoma kohën që ju duhet. Nëse ende po vuani për një lidhje të vjetër, harrojeni të jeni gati për emocione që vijnë me takimet e reja.

2. S’e imagjinon dot veten të ndryshosh apo të bësh kompromis për personin tjetër.

Nëse e dini mirë që diçka të tillë s’do ta bënit dot (të paktën në atë moment), e mira është të mos filloni një lidhje. Marrëdhënia kërkon punë, kompromis  dhe tolerancë. Ndonjëherë që të funksionojë duhet të jesh edhe më pak egoiste. Derisa të ndiheni gati, rrini vetëm!

3. Njerëzit me të cilët po dilni nuk janë gati për një lidhje.

Ti ndoshta mendon se do diçka serioze, por njeriu përballe teje jo. Pra, nëse edhe ti do të doje diçka të tillë, do të gjeje dikë që ndan të njëjtat pritshmëri.

4. Ndihesh e mërzitur dhe mendon se një lidhje e re do ta rregullojë.

Bëj çdo gjë tjetër, përveçse të nisësh një marrëdhënie. Ndoshta do ta gjesh veten më keq se më parë.

5. Ndjen se duhet të kesh një lidhje vetëm sepse kanë të gjithë?!

Nëse nuk je 15-të vjeç, s’të falet një argument i tillë. Ka momente që ndihemi sikur jemi të vetmit në botë pa një partner, por është krejt normale. Kujtoni që më mirë vetëm sesa me të gabuarin!


TË NGJASHME