TIA: Çfarë do të ndodhë me ata që kanë prerë biletën për Dubai

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton se fluturimet e planifikuara do të rinisin nesër.
Gjatë ditës së sotme do të ketë vetëm fluturime për urjenca mjekësore dhe diplomatike, ndërsa fluturimet e planifikuara nisin nesër, në datën 9 prill 2021.
Ndërkohë, pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, udhëtimin do ta kryejnë nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë.
Ndërsa pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë janë njoftuar se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale.