HomeSport

Tifozët e Sëlltikut falenderojnë presidentin Meta për…

Tifozët skocezë të Selltik kanë “mësyrë” në profilin zyrtar në rrjetin social “Twitter” të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, teksa e kanë cilësuar fatsjellës takimin me të në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës pak orë para ndeshjes FK Sarajevo-Sëlltik. 

Kreu i shtetit shqiptar pati një takim rastësor me tifozët skocezë në rrugët e Sarajevës në orët para sfidës. I entuziazmuar nga kjo atmosferë, Ilir Meta nuk nguroi të postonte një video në profilin e tij në “Twitter”, teksa këndonte me skocezët duke e shoqëruar me statusin: “Kur festa të rrëmben! Momente të jashtëzakonshme sot (dje) në Sarajevë me tifozët e Celtic FC, para ndeshjes së turit të parë kualifikues të Champions League. Nuk mungoi një shëndet për RudiVata, yllin e Kombëtares sonë dhe të Celtic FC”.

015cd9af-b114-4e6f-a186-f981ccfc4aa4

Skuadra e famshme skoceze mori një fitore të vyer mbrëmë në transfertën e Sarajevës me rezultatin 3-1 dhe pas triumfit të shumtë kanë qenë tifozë skocezë të cilët kanë nxituar të falënderojnë Presidentin Meta në “Twitter” për urimin, teksa e kanë cilësuar fatsjellës takimin me të.

Në postimin në fjalë vihet re një numër i madh pëlqimesh dhe shpërndarje të videos, që aktualisht ka rreth 30 mijë shikime. Gjithashtu, të shumtë ishin ata që komentuan në postim, duke e cilësuar atë takim si fatsjellës. Madje, ka pasur edhe një rritje të ndjekësve të presidentit Meta, me origjinë nga Skocia.

Gjithashtu edhe media zyrtare e klubit skocez të Selltik-ut i ka bërë jehonë ngjarjes së ditës së djeshme ku Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka ndarë disa momente argëtuese me tifozët e Sëlltik të cilët kishin udhëtuar në Bosnjë për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës.


TË NGJASHME